Sot në Stacionin Policor në Bogdanci, një person i panjohur me telefon ka lajmëruar se në Bogdanci para Shtëpisë së Kulturës “Brand Petrushevski” persona të panjohur që kanë qenë në veturën e tipit “shkoda oktavia “ me logo partiake kanë kryer agjitim, transmeton Almakos.
Në Stacionin Policor në Strumicë, S.I. nga fshati Canaklija Strumicë, me telefon është lajmëruar se në fshatin Canaklija, drejtori i ndërmarrjes komunale “Turia”, Z.N. nga fshati Piperovo ka kryer presion dhe ka bartur njerëz në votim.
Në Stacionin Policor në Strumicë, një person i panjohur ka lajmëruar se persona të panjohur nga një parti politike kanë kryer agjitacion para vendvotimit në shkollën “Nikolla Karev” në Strumicë.
Po ashtu, një person i panjohur me telefon ka lajmëruar se përfaqësuesit e një partie politike, I.P., T.M. dhe B.M. janë duke kryer agjitacion dhe po i shqetësojnë qytetarët para vendvotimeve në fshatin Bansko në Strumicë.
Në Stacionin Policor në Novo Selo, një person i panjohur me telefon ka njoftuar se në fshatin Novo Selo, K.V. me veturën e tipit “citroen” i ka bartur njerëzit në votim dhe ka kryer presion dhe agjitacion.



