Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se kanë gjetur bakterie në një lloj uji mineral dhe tek pijet joalkoolike të eksportuara nga Republika e Kosovës. Prandaj paralajmërojnë kontrolle të përforcuara. Ata shtojnë se do shtohen dhe intensifikohen edhe kontrollet e dërgesave me pemë dhe perime, të cilat importohen në vendin tonë nga të gjitha shtetet.
Tek uji mineral është gjetur bakteria koliforme.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë
“Për shkak të gjetjes së bakterieve koliforme në ujin mineral me origjinë nga Republika e Kosovës, në kundërshtim me dispozitat e Rregullores për kërkesat e veçanta të sigurisë për ujin mineral natyral, ujin nga burime dhe ujë tjetër të ambalazhuar. Nën mbikëqyrje të zgjeruar inspektuese është vendosur edhe importi i të gjitha dërgesave të ujit mineral burimor nga ky vend”.
Poashtu edhe tek njëra nga dërgesat e pijeve joalkoolike analiza laboratorike kanë përcaktuar praninë e baktereve aerobe.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë
”Për secilën nga dërgesat e ardhshme me ujë burimor dhe pijeve joalkoolike me origjinë nga Kosova, do të merren mostra laboratorike për testimin e mikroorganizmave në përputhje me Rregulloren për kërkesat specifike në lidhje me kriteret mikrobiologjike për ushqimin”.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se kontrollet e zgjeruara do të zbatohen duke marrë mostra laboratorike për testimin e mbetjeve të pesticideve, duke përdorur metoda të akredituara, nga çdo dërgesë. Mostrat do të merren në pikat e inspektimit të importit dhe dërgesat nuk do të lëshohen në qarkullim derisa të merret një rezultat që konfirmon sigurinë e produkteve.
/SHENJA/