Punëtorët shqiptarë, që ishin të angazhuar në Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore MALMED, nga 1 janari i këtij viti nuk kanë vajtur në punë, pasi atyre u ishte thënë se duhet të presin deri sa të merret leje nga Ministria e Financave. Por, përfundimisht nga fillimi i shkurtit ata janë larguar nga puna.
Madje, derisa ata presin të njoftohen zyrtarisht se janë të përzënë nga puna, vendet e tyre të punës vetëm kanë filluar të zëvendësohen me aktivistë ose përkrahës të BDI-së.
Vlen të theksohet se këto vende të punës janë mundësuar derisa Alternativa ishte në pushtet dhe tash në vend që të fitohen vende të reja të punës, drejtori aktual i përzë këtë shqiptarë dhe ata i zëvendëson me militantë partiakë.
Këtu duhet theksuar se derisa Alternativa ishte në pushtet, nuk ka përjashtuar askënd që ka qenë i angazhuar me kontratë në vepër. Bile, disave prej tyre u ka dhënë vendime pune.