Deputeti i LDK-së, njëherësh ish-ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti 1, Agim Veliu, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar takimin mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq që po mbahte sot në Ohër.Veliu u shpreh skeptik rreth marrëveshjes për të cilën tha se është e dëmshme në disa pika.
“Marrëveshja kështu si është une mendoj se ne disa pika është e dëmshme për Kosovën” tha shkurt Veliu për “Gazeta Blic.I pyetur sa a pritet të nënshkruhet sot një marrëveshje në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Veliu u përgjigj kështu.
“Nuk e di, ajo është punë e tyre” tha shkurt Veliu për “Gazeta Blic”
Pas takimit të mbajtur mes presidentit serb Aleksandër Vuçiq, shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka nisur edhe takimi i Kurtit me dyshen e BE-së.