“Retorika e fundit ishte larg asaj që e ka prezantuar deri tani. Ivanov është një figurë historike. Pritet vetëm të mbaroj mandati i tij”, tha analisti Agim Jonuz nw emisionin “Arena”.
AI foli edhe për BDI-në për të cilën tha se ajo është edhe në opozit edhe në pozitë.
“Ky paradoks rrallë ndodhë por tek ne është e mundur. Maqedoni është një moçal i madh politik. Maqedoni është një paradoks më vete. Populli pret ndryshime të shpejta kualitative. Mos të gënjehet dikush se VMRO me kalimin në opozitë do të zhduket. Por ajo tani mund të bëhet edhe më e fortë. VMRO-së po i bëhet një shërbim”, tha Agim Jonuz, duke shtuar se së paku një deri në dy vite situata në Maqedoni nuk do të ndryshon.
“Nëse PS e humb forcën dhe nuk shkon deri në fund, atëherë do të jetë më e relaksuar puna. Nëse shkon deri në fund, atëherë do të kemi probleme”, tha Jonuz.