Sot, Sekretari i Përgjithshëm dhe Koordinatori i grupit parlamentar të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në një takim të përbashkët me koordinatorët e partive tjera priti në Kuvend Sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, z. Thomas Greminger.
“Në këtë takim kryesisht është biseduar për situatën aktuale politike në të cilën ndodhet Maqedonia, me këtë rast z. Gashi e njoftoi z. Greminger për parregullsitë e vërejtura në zgjedhjet lokale, ku edhe një herë u deformua vullneti politik shqiptar, me çka krijohet një imazh i keq për Maqedoninë. Ku sistemi politik në vend nuk përputhet me realitetin shoqërorë dhe ajo prodhon një shtet jofunksional.
Gashi theksoi se Lëvizja BESA do vazhdojë të jetë konstruktive dhe në mbështetje të proceseve pozitive që do të ndodhin në vend, dhe njëherit e falënderoi ndihmën e OSBE-së por edhe misionin e saj në Shkup për punën e bërë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.
Data 19.05.2026
Aktuale
- Rina Ajdari: Kush dha urdhër për ndalimin e studentëve dhe mbi çfarë baze ligjore u pengua protesta?
- I pandehur për korrupsion në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli shkon në GJKKO për gjyqin ndaj tij
- Mickoski: Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin, të mos lejojmë askënd ta poshtërojë!
- Kryepolici Hita në Gjirokastër dhe Fier, porosi gjatë takimeve: Goditni krimin ndërkufitar dhe drogën, rrisni sigurinë rrugore dhe në shkolla!
- SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen dosjen e gjyqtares Irena Gjoka
- VLEN: Ne sjellim zgjidhje, ndërtojmë të ardhme të sigurt për të rinjtë
- Së shpejti pritet dislokimi i kontingjentit të parë të FSK-së në Gaza
- Protesta e studentëve në Shkup, BDI: Iseni i keqtrajtoi studentët e Shqipërisë, kërkojmë falje për këtë turp

