https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2133071176733723/
Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka thënë se subjekti që ai drejton shumë shpejt pret të jetë pjesë e Qeverisë.
“Në qershor fillojnë negociatat për anëtarësim, kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe sundimin e ligjit. BESA do të jetë syri i qytetarëve dhe nuk do të lejojmë korrupsionin në qeverisje. Kemi pasur disa takime me kryeministrin dhe kanë pasur të bëjnë me formatin dhe parimeve se si do të dukej qeveria e re. Nuk kemi vendosur raporte të kushtëzimi për njëri-tjetrin”, ka deklaruar Gashi, raporton TV SHENJA.
Ai ka thënë se është çështje teknike funksionimi i grupit parlamentar. “Do të duhej ndokush prej deputetëve të Lëvizjes BESA që të deklarohej nëse i takonte një subjekti tjetër politik. Deri tash askush nuk e bën këtë për shkak se të dyja palët pretendojnë në legalitetin e përdorimit të emrit. Substancialisht jemi dy subjekte politike. Njëri subjekt i ka tre deputetë, tjetri i ka dy. Gjithkush që pretendon se është ndryshe mendoj se ka problem me realitetin”.
Gashi ka thënë se kryeministri nuk dëshiron që problemet e jashtme t’i sjellë në Qeveri.
“Mendoj se kryeministri duhet të zgjedhë për njërin prej këtyre subjekteve. Megjithatë ky është vendimi i tij”, ka thënë Gashi.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2133071176733723/