Sonte në emisionin “360 gradë” ka qenë i ftuar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.
“Për herë të parë shqiptarët prej në 3-4 % kanë arritur mbi 40 % nga buxheti shtetëror në kulturë, pa i diskriminuar as qytetarët tjerë. Ne dëshmuam se qeverisim ndryshe nga të tjerët. Me ish-ministrin Asaf Ademi dëshmuam se mund të kemi edhe zero harxhime nga buxheti, bëmë avancimin e gjithë punonjësve në kulturë.
Ai shtoi se: “Ne jemi te kënaqur me kuadrot tona, sepse ne kemi vendosur standarde të reja në politikë. Asnjë kuadër i joni nuk është i korruptuar ose i shantazhuar. Ne e kemi eliminuar hakmarrjen politike. Unë kam marr me qindra mesazhe nga qytetarët që janë shumë të kënaqur me punën e kuadrove tona”.
“Është reale se ne bisedojmë me Aleancën për Shqiptarët. Kemi pas dy takime së paku dhe kemi biseduar për shumë gjerë dhe kemi shumë raporte pozitive në të gjitha nivelet partiake. Nuk jemi ende në fazën e konkretizimit, por kemi bërë një komision partiak që do të merret me koalicionet”, ka përfunduar Afrim Gashi.