Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në hedhjen e gurthemelit të Pallatit të Kulturës në Komunën e Bogovinës.
“Sot, së bashku me ministrin e Kulturës, Hysni Ismaili, dhe kryetarin e Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, ishim prezent në ceremoninë zyrtare të hedhjes së gurthemelit të Pallatit të Kulturës në Komunën e Bogovinës.
Ne po vazhdojmë me punën dhe angazhimin tonë, duke qenë çdoherë në shërbim të qytetarëve. Ishte ky edhe një moment emocional për ne, sepse sot edhe zyrtarisht e përmbushëm amanetin e vëllait tonë, tashmë të ndjerë, hoxhës Sead Ajruli.
Pallati i Kulturës në Bogovinë ishte një ndër projektet e fundit që vëllai jonë Seadi na e la amanet!”, ka deklaruar Afrim Gashi.