Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga ish-ministri i Kulturës, aktualisht deputet i AlternAtivA-s, Hysni Ismaili, mbrëmë në Shkup ka realizuar takim me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop.
Gjatë takimit në fjalë u fol mbi marrëdhëniet politike-diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, si dhe mbi rolin e rëndësishëm diplomatik të Turqisë në rrugëtimin euro-atlantik të vendit.
Ky takim, në qarqet mediatike, shihet si takim i vetëm i një lideri politik shqiptar me kryeparlamentarin turk, Mustafa Shentop.
Kjo dëshmon se AlternAtivA mbetet e denjë dhe e përkushtuar në ndërtimin e urave vëllazërore mes popullit shqiptar dhe turk.