Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot ishte në vizitë në Ambasadën e Republikë së Shqipërisë në Shkup, ku u prit nga ambasadori Fatos Reka.
Temë e këtij takimi ishin zhvillimet më të reja politike vend. Me këtë rast Gashi e njoftoi Ambasadorin Reka për qëndrimin konstruktiv të Alternativës në këtë proces, që ka filluar që nga viti 2017 e që duhet të përmbyllet me këto zgjedhje presidenciale. Gjithashtu Gashi e falënderoi Ambasadorin Reka dhe shtetin shqiptar për ndihmesën dhe mbështetjen e madhe që ka dhënë në proceset integruese të vendit dhe shfaqi shpresën se këto marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe ndërshqiptare do të vazhdojnë të kultivohen edhe në të ardhmen.
Ambasadori Reka, nga ana e tij, e falënderoi Gashin për vizitën dhe u shpreh i gatshëm që gjithnjë të komunikojë dhe bashkëpunojë me faktorët politikë në vend, gjithë kjo në frymë të miqësisë ndërshtetërore dhe vëllazërisë ndërshqiptare.
Data 23.03.2026
Aktuale
- Një banor i Kumanovës vdiq pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore deri sa po voziste veturë
- Si po e ndryshon tradhtia e frutave perceptimin tonë për dashurinë?
- Rigjykimi për “Besa Trans”, sërish 20 muaj burg për Bekim Haxhiun dhe 800 mijë denarë për kompaninë
- LSDM: Masa e vonuar e qeverisë pa efekt, karburantet sërish do të shtrenjtohen
- Bozhinovska njofton se në vend ka sasi të mjaftueshme të derivateve të naftës
- Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar, arrestohet autori! E pëson edhe personi që e ndihmoi të largohej (VIDEO)
- Tmerr në Vizbeg: Fqinjët thyejnë derën e shtëpisë dhe rrahin 57-vjeçarin në sy të djalit të mitur
- LSDM: Masa e vonuar e qeverisë pa efekt, karburantet sërish do të shtrenjtohen


