Nesër vazhdon gjykimi kundër ish-shefit të DSK-së, Sllobodan Bogoevski, i cili është paditur nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Ndaj tij rëndon akuza e shpifjes për shkak të dëshmisë së tij në Neë York, për rastin ”Magyar Telekom”.
Bogoevski ka deklaruar në Neë York se 7.5 milionë euro janë sjellur në Maqedoni me veturë zyrtare për të blerë tre politikanë, ish-kryeministrin Vllado Buçkovski, Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin.
Ahmeti dhe Xhaferi kërkojnë 5.5 milionë denarë dëmshpërblim nga Bogoevski.
Seanca përgatitore më 31 tetor u anuluar përshkak se Bogoevski nuk ka marrë paditë me kohë dhe nuk ka dorëzuar përgjigje për padinë.
Në seancën atëherë nuk u paraqit as Ali Ahmeti e as Musa Xhaferin.
Bogoevski në dëshmitë e tij në gjykatën amerikane në New York ka thënë se 7.5 milionë euro janë futur në Maqeodoni me makinë zyrtare për të korruptuar tre politikanë, ish kryeministrin Vllado Buçkovski, lideri e BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi.
Ahmeti dhe Xhaferi kanë ngritur padi kundër Bogoevskit për këto dëshmi, dukë kërkuar dëmshpërblim prej 3 milionë denarë, gjegjësisht 2.5 milionë denarë.
Bogoevski ka thënë se ai nuk mund të paditet për shpifje për deklaratën e dhënë në procedurë gjyqësore.