Alsat 2019-07-08T16:04:21+02:00
Prokuroria Publike Themelore nuk ka hapur hetim pas zërave mbi Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski. Megjithatë, njoftojnë se po ndjekin nga afër njoftimet publike lidhur me tenderin. Nëse shohin se ka elemente të veprës penale ata do të veprojnë sipas kompetencave ligjore. Kjo do të thotë se deri më tani vetëm Komisioni i Anti-Korrupsionit po heton çështjen ku është i përfshirë Rashkovski. Nga ky institucion, i janë drejtuar me shkrim Qeverisë dhe M-NAV që javën e kaluar për t’u dërguar atyre dokumentacionin e plotë lidhur me furnizimin. Por ende nuk kanë marrë përgjigje. Afati i fundit për dorëzimin e provave është 15 ditë. Ne pyetëm në Qeveri se kur do ta bëjnë këtë, por nuk morëm përgjigje. Ndërkohë, nga M-NAV njoftuan më herët se ata do të bashkëpunojnë me organet hetuese për procedurën që po zhvillohet. Një javë më parë, kur u publikuan audio bisedat e para, VMRO DPMNE-ja opozitare ngriti padi penale kundër Rashkovskit dhe që atëherë me ditë kërkon reagim nga Prokuroria dhe ndalimin e tij, që i gjithë hetimi të kryhet pa ndonjë ndikim mbi dëshmitarët. Portali Ekonomski Lider publikoi një bisedë të re, ku pretendon se Rashkovski ishte i vetëdijshëm se nuk mund të negociojë me firmën italiane “Leonardo” për blerjen e një sistem të sigurisë, sepse tenderi nuk ishte kompletuar.
Loading…



