Me 21.03.2019 në ora 14.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në vendin e quajtur “Muri Zajce”, në afërsi të Entit Hidrometeorologjik, është kallur bari i thatë, transmeton Almakos.
Zyrtarët policor kanë dal në vendin e ngjarjes ku e kanë parë R.Gj.(78) nga Shkupi. Gjatë bisedës me të, ai ka sqaruar se duke rregulluar oborrin është shkaktuar një zjarr të cilën ai nuk ka pasur sukses ta shuaj. Nga ekipi i zjarrfikësve zjarri është shuar në ora 14.50.
Po punohet për zbardhjen e rastit.