Koalicioni VLEN ka lëshuar një deklaratë me shkrim lidhur me qëndrimin e tyre për afatin gjashtë mujor për ndryshimet kushtetuese.
“Qeveria e re, në të cilën koalicioni VLEN është një partner i përgjegjshëm dhe aktiv, është thellësisht e përkushtuar ndaj agjendës evropiane. Ajo po punon në mënyrë aktive për të përmbushur me dinjitet kushtet që do të dinamizojnë procesin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Ne, ministrat e VLEN-it, gjithmonë kemi demonstruar përkushtimin më të lartë ndaj integrimeve evropiane, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Afati gjashtëmujor nuk është vetëm një kornizë kohore, por një obligim që e kuptojmë dhe e respektojmë.
Megjithatë, është e nevojshme të respektohen logjika politike dhe realiteti. A ka shumicë prej 2/3 në Kuvend pa deputetët e VMRO-DPMNE-së? Jo, nuk ka. Pikërisht këtu qëndron thelbi: integrimi kërkon bashkëpunim, maturi dhe përgjegjësi nga të gjitha subjektet politike. VLEN nuk i harron obligimet, por rikujtojmë se zgjidhja nuk mund të jetë e njëanshme.
Qeveria ka plan të qartë, strategji dhe hapa veprues që ndërmerren çdo ditë. Mbështetja jonë, jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën, ka shpëtuar procese kyçe. Me një hap të tillë siguruam fillimin e negociatave me BE-në.
Apelojmë tek të gjithë faktorët shoqërorë, përfshirë partitë politike, të ndalojnë manipulimet e politike në kurriz të integrimeve evropiane. E ardhmja evropiane është mbi politikën e kalkulimeve të përditshme”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 02.05.2026
Aktuale
- “Të papranueshme dhe të dëmshme”- AGSH reagon pas deklaratave të Berishës ndaj mediave: Dënojmë gjuhën e përdorur nga kreu i PD-së! Kritika nuk duhet të shndërrohet në gjuhë linçuese dhe intimidim publik
- “Tuneli i Llogarasë, projekt anti-kombëtar”- Inxhinieri: Do strehohen bagëtitë e Dukatit! Më mirë të ndërtohej në Orikum
- Ahmeti përkujton 2 Majin si dëshmi të vendosmërisë për liri, dinjitet dhe barazi
- Pesë persona privohen nga liria për dhunë familjare në Kumanovë, Ohër, Strumicë dhe Veles
- “I shkoj në xhami …”, pse u arrestua ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berisha dhe çfarë thotë hoxha i Xhamisë së Madhe!
- (VIDEO) Ndalohen 14 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit
- BDI sot mbron një projekt që drejtorët e saj kanë kërkuar të shkëputet!
- Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit!


