Koalicioni VLEN ka lëshuar një deklaratë me shkrim lidhur me qëndrimin e tyre për afatin gjashtë mujor për ndryshimet kushtetuese.
“Qeveria e re, në të cilën koalicioni VLEN është një partner i përgjegjshëm dhe aktiv, është thellësisht e përkushtuar ndaj agjendës evropiane. Ajo po punon në mënyrë aktive për të përmbushur me dinjitet kushtet që do të dinamizojnë procesin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Ne, ministrat e VLEN-it, gjithmonë kemi demonstruar përkushtimin më të lartë ndaj integrimeve evropiane, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Afati gjashtëmujor nuk është vetëm një kornizë kohore, por një obligim që e kuptojmë dhe e respektojmë.
Megjithatë, është e nevojshme të respektohen logjika politike dhe realiteti. A ka shumicë prej 2/3 në Kuvend pa deputetët e VMRO-DPMNE-së? Jo, nuk ka. Pikërisht këtu qëndron thelbi: integrimi kërkon bashkëpunim, maturi dhe përgjegjësi nga të gjitha subjektet politike. VLEN nuk i harron obligimet, por rikujtojmë se zgjidhja nuk mund të jetë e njëanshme.
Qeveria ka plan të qartë, strategji dhe hapa veprues që ndërmerren çdo ditë. Mbështetja jonë, jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën, ka shpëtuar procese kyçe. Me një hap të tillë siguruam fillimin e negociatave me BE-në.
Apelojmë tek të gjithë faktorët shoqërorë, përfshirë partitë politike, të ndalojnë manipulimet e politike në kurriz të integrimeve evropiane. E ardhmja evropiane është mbi politikën e kalkulimeve të përditshme”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 06.07.2025
Aktuale
- Aksident me vdekje, makina del nga rruga! Humb jetën një person, detajet e para
- Kujtova se hapet pishina, ata kishin bë parti?!
- Shqiptarët përbëjnë mbi 36% të lindjeve në Maqedoninë e Veriut
- MSH: Ka përfunduar faza e parë e rehabilitimit për 45 të lënduar në “Puls”
- Ndryshime në burgun e Drenovës pas kontrolleve në qelinë e Laert Haxhiut! Pas shkarkimit të Fatjon Fashos, emërohet drejtori i ri
- Përplasen dy automjete, shkak parakalim i gabuar, dy të plagosura! Njëra në gjendje të rëndë
- Situata në landfillin e Elbasanit! Reagon Bashkia: 95% e zjarrit është shuar, pjesa e mbetur përbëhet kryesisht nga avuj dhe gazra
- Mucunski: Eksporti i Maqedonisë a shënuar rritje, ky është bilanc stabil dhe pozitiv