Ministria e Financave ka njoftuar se pas miratimit nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat, është nënshkruar amendamenti i marrëveshjes së koncesionimit për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili parasheh kompensimin e periudhës së pandemisë si forcë madhore.“Bazuar në dispozitat e marrëveshjes bazë të koncesionimit, Komiteti për PPP ka njohur periudhën prej 20 muajsh si periudhë të pandemisë gjatë së cilës aeroporti ka operuar me ndërprerje apo me kufizime, dhe për të cilën periudhë marrëveshja bazë parasheh zgjatjen e afatit proporcionalisht në fund të periudhës së koncesionimit në rastet kur kemi të bëjmë me forcë madhore”, thuhet në njoftim.Tutje në njoftim thuhet se për periudhën që parashihet të kompensohet, tarifa e koncesionimit që përfiton Republika e Kosovës do të jetë 55%, gjë që paraqet rritje substanciale krahasuar me përqindjen e paraparë gjatë periudhës së pandemisë në vitet 2020 dhe 2021, e që ishte 34%, përkatësisht 37%.“Kjo gjë është reflektuar edhe në amendamentin e nënshkruar i cili bën zbatimin e këtyre dispozitave të marrëveshjes bazë dhe kornizës ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.
Data 04.08.2026
Aktuale
- Vala e të nxehtit vijon, ja si pritet të jetë moti ditën e sotme. Qytetet me temperaturat më të larta
- Sulm i madh kibernetik! Hakerat depërtojnë në të dhënat financiare të 31 mijë kompanive, trusteve dhe fondacioneve në Lihtenshtajn
- Trump: Hormuzi mund të rihapet nesër
- Andi Tepelena paralajmëron Ramën: Do bëhemi 100 mijë zemra këtu. Po vjen shtatori, afrohen të gjithë studentët për t’i dhënë dërrmën e fundit këtij regjimi
- Rrahje në qendër të Gostivarit, policia po identifikon autorët
- Qytetari kritik ndaj SPAK-ut: Pyetjet që i bën Belindës i ka përcaktuar ajo paraprakisht
- Të shtëna me armë në një dasmë në Dobërdoll, Prokuroria kërkon paraburgim për katër persona
- Aktivisti: Diaspora masivisht në 14, 15 dhe 16 gusht në protestë! Rama nuk ka rrugë tjetër, vetëm dorëheqje



