Adnan Azizi i Lëvizjes BESA, në profilin e tij ë Facebook, reagon lidhur me intervisten e liderit të BDI-së Ali Ahmeti që dha mbrëmjen e kaluar në emisionin “200” në televizionin Alsat.
Në vazhdim mund ta lexoni të plotë shkrimin e tij:
“Herën e parë kur e dëgjova deklaratën e Ali Ahmetit se: “Unë kam prish perandori – e kam prish Jugosllavine”, – mendova se ishte një lapsuz i tipit të Nevzat Bejtës pasi që e ka edhe nënkryetar, por kur po shoh se si ai po e përserit të njejtën gjë kjo vërtetë është shqetësuese. Por, kur ky lloj iluzioni, që zakonisht shfaqen në filmat fanta-shkencë, ka kapluar një lider politik, çështja bëhet shumë serioze. Tash nuk di saktë se cila shkencë merret me këtë lloj “sëmundje”, mirëpo definitivisht ky njeri meriton një trajtim psikologjik dhe ai i bën dëm vetes dhe partisë kur flet për politikë. Ky iluzion i Ali Ahmetit është tallje me qytetarët shqiptar në përgjithësi dhe intelegjencën shqiptare në veçanti. Nëse nuk është kjo, atëherë Ali Ahmeti vuan nga ndonjë “traumë” dhe me të njëtën mund ti infektojë të tjerë
Adnan AZIZI