23 March
Ekziston pakënaqësi e madhe në gjyqësor, tërhoqi vërejtjen Sindikata e nëpunësve gjyqësore SPOGJ. Ata paralajmërojnë se nëse merret vendim për rritjen e pagave të gjyqtarëve, gjegjësisht pozitivisht përgjigjen ndaj kërkesës të Shoqatës së Gjyqtarëve për rritjen e pagave do të rindizet edhe më pakënaqësia në mesin e nëpunësve gjyqësorë. Ky ishte shkaku i grevës në gjykatat vitin e kaluar i cili zgjati rreth dy muaj. Atëherë nëpunësit e gjykatës jo vetëm që nuk morën rrogë më të madhe, por edhe u gjobitën me 40 për qind të pagave të tyre për dy muajt e grevës. Nga Sindikata thotë se situata e tërë ndikon në cilësinë e punës së gjyqësorit
Qëndrimi indiferent i autoriteteve ndaj shërbimit gjyqësor vazhdon. Dikush me apo pa vetëdije bën përçarje në gjyqësor, duke pasur parasysh se puna në gjykata është ekipore, me këto hapa rritet edhe ashtu revolta ekzistuese në shërbimin gjyqësor. Në kushte të tilla në vend që të ketë shërbim efektiv gjyqësor prodhohet pakënaqësi dhe shërbim më pak i përkushtuar në punë – tha Pece Grujovski, kryetar i SPOGJ.

