Alsat 2019-12-26T16:13:41+01:00
Administrata e Shëndetësisë dhe personeli ndihmës kërkuan të përfshihen në rritjen e pagave. Ata protestuan përpara Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa nga Sindikata e Qendrës Klinike kërkuan të mos i firmosin aneks marrëveshjet kolektive për rritjen e pagave në shenjë proteste. U kërcënuan me grevë të përgjithshme në rast se kërkesat e tyre nuk realizohen.
Presim që Sindikatat të mos e nënshkruajnë anekset për marrëveshje kolektive derisa nuk rritet paga për të gjithë të punësuarit dhe presim që nëse nuk rritet paga për të gjithë të punësuarit do të organizohet grevë e përgjithshme e të punësuarve në administratën shëndetësore. Ne si administratë me të vërtetë nuk jemi ndonjë harxhim i madh në rritjen e pagave- deklaroi Lela Jeremiq, Administrata e Shëndetësisë.
Nga Sindikata e Qendrës Klinike thonë se janë në situatë të palakmueshme pasi sipas tyre, me mos firmosjen e marrëveshjeve kolektive, paga më të larta nuk do të mund të marrin as mjekët dhe infermierët.
Jemi në bisedime, nuk e di se kur do i nënshkruajmë marrëveshjet kolektive. Nuk e di se çfarë do ndodhë pas asaj kur ne të mos firmosim marrëveshjet. Nëse nuk e nënshkruajmë deri më 2 Janar kush na garanton neve nesër se rritja e pagave është e sigurt. Cili faktor është ai që e siguron këtë gjë, vendosuni në pozitën time. Nëse nuk e nënshkruajmë, çfarë do të thonë mjekët, infermierët- tha Goran Begoviq, Sindikata e Qendrës Klinike.
Protesta e sotme vjen dy ditë pas deklaratës së ministrit të Shëndetësisë i cili tha se nuk mund që Administrata e Shëndetësisë të ndahet nga administrata e sektorëve tjerë dhe se pritet deri në arritjen e marrëveshjes me Ministrinë e Administratës, për të shqyrtuar mundësinë ligjore nëse administrata e shëndetësisë mund të ndahet nga të tjera.
Vjollca Aliti
Loading…




