Reagim nga Kryetari FRASH-Bojanë ADIS IBISH!
Banorët e f. Bojanë të Komunës së Sarajit, ngelin pa asfaltim të rrugës! Edhe pse iu kishte premtuar banorëve, 10 muaj pasi vet Kryetari i Komunës, Blerim Bexheti, në një status në facebook kishte bërë lajmërimin për arritjen e marrëveshjes me kompaninë e cila do të ndërtoj atë (21 Shkurt 2020), sot e kësaj dite as që kanë filluar punimet. Banorët janë të shqetësuar për mos realizimin e këtij projekti nga ana e kryetarit dhe pyesin atë, se çfarë u bë me mjetet e siguruara nga buxheti i komunës për këtë rrugë dhe pse kompania pas arrtjes së marrëveshjes nuk i realizoi punimet, duke iu përmbajtur asaj marrëveshje!