“Blerim Bexheti i ndikuar nga mishi në zgarë dhe kokteli i organizuar në fshatin Bojanë, pat premtuar dhe madje pat prezentuar projektin për urbanizimin e vendit të quajtur Xhibre.
Por si shumë projekte tjera edhe ky projekt u mbyll në sirtaret e komunës dhe u la në harresë.
A thua në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti me çfarë gënjeshtre do ti mashtroj banorët e fshatit Bojanë, Blerim Bexheti dhe BDI-ja të cilët janë “ekspert” të mirë për premtime dhe mosrealizime!” shkruan Adis Ibishi nga Ash- Bojanê.