Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferri dhe deputetët Xhevat Ademi, Hari Llokvenec dhe Teuta Bilalli marrin pjesë në punimet e Asamblesë parlamentare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Jug-lindore.
Në punimet Asamblesë që mbahet sot dhe nesër në Ljubljan të Sllovenisë marrin pjesë kryetarë të parlamenteve të vendeve të rajonit, deputetë dhe përfaqësues tjerë.
Gjithashtu, vlen të theksohet se deputeti në Parlamentin e Maqedonisë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Xhevat Ademi është zgjedhur kryetar i Komitetit për çështje juridike dhe siguri në kuadër të SEECP PA.
Në mandatin një vjeçar Shkupi do të jetë nikoqir i këtij Komiteti.