Nënkryetari i BDI-së, në një postim në rrjetin social facebook shkruan se VLEN, përveç vetvetes, po vazhdon të nënçmojë, fyejë dhe dëmtojë të arriturat e shqiptarëve në RMV.
Ai thotë se ata çdo ditë po marrin “shuplaka” nga shefi i tyre Mickoski.
“Thanë se “do të punësohen qindra e mijëra shqiptarë”, ndërsa të nesërmen përfunduan se “do t’i jepen vendime atyre me kontrata në shëndetësi”. Edhe nga kjo reteruan, sepse Mickoski u tha se “lista bëni sa të doni, por punësime nuk ka”.
Për ta përmbyll javën, po ju sjellim të arriturat e VLEN-it në shtatë ditët e fundit:
– Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” avancon 16 maqedonas – 0 shqiptarë
– Parlamenti punëson dhe avancon 23 maqedonas – 3 shqiptarë
– Ministri shqiptar i Politikave Sociale, nga dhjetëra kandidatë shqiptarë, punëson maqedonas në Tetovë
– Zëvendësministrit të VLEN-it në Ministrinë e Kulturës i merren të gjitha kompetencat
– Drejtorit shqiptar në Drejtorinë e të Hyrave Publike në Tetovë i merren kompetencat dhe i jepen zëvendësit maqedonas
– Ministri i Administratës, Goran Minçev e quan zëvendëskryeministrin “Liza e Botës së Çudirave”
– Ministrja e Financave, Koçovska thotë se as nuk ka nënshkruar dhe as nuk nënshkruajë vendime për punësime etnike
– Mickoski qorton zëvendëskryeministrin e VLEN-it: “Bëni plane e lista sa të doni, por derisa të jem kryeministër, nuk do të ketë punësime etnike”
… dhe nënçmimi vazhdon!”, ka shkruar Ademi.
Data 23.03.2026
Aktuale
- Klekovski: Ka keqpërdorim të pushimit mjekësor në MPB
- Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi, kjo është arsyeja
- Çmimet e ushqimeve do të rriten ndjeshëm deri në fund të vitit?!
- Mickoski për Limanin dhe Fetain: Pas disa muajve do të kemi rikonstruim të qeverisë, do të flasim për këtë çështje
- Qytetarët të jenë të qetë, situata stabile, thotë Mickoski
- Vdes 38-vjeçari në Gostivar, u dërgua me urgjencë në spital por nuk mbijetoi, trupi dërgohet për obduksion
- Arrestohet tetovari pasi sulmoi gruan me thikë dhe kërcënoi familjen
- Garë humanitare ” Zegin Spektatron” edhe njëherë i bashkoi qytetarët me një qëllim


