Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka komentuar kërkesën e Arben Taravarit nga VLEN për dorëheqje të Ali Ahmetit, përcjell TV21. Ademi thotë se Taravari këtë po e bën për të defokusuar opinionin nga vendimi i sotëm i gjykatës që kryetar i ASH-së të jetë Ziadin Sela.
“Spin-doktori i Mickoskit, dr. Taravari, që fraksionin e një partie shqiptare e ktheu në nëndegë të VMRO-DPMNE-së, pasi humbi vulat dhe legalitetin për t’u thirrur rrejshëm si kryetar i atij subjekti, kërkon dorëheqjen e Ali Ahmetit – liderit të ligjshëm, të zgjedhur nga organet partiake dhe përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve, të zgjedhur nga populli me mbështetje absolute. Fokusohu, Arben; nuk e defokuson dot opinionin!”, shkruan Ademi.