Alsat 2019-05-13T11:19:01+02:00
Ministri i Arsimit, Arbër Ademi dhe zëvendësi i tij Petar Atanasaov i shmangen pyetjes nëse do të përfshihen nga “fshesa” e kryeministrit. Dy zyrtarët e lartë të arsimit u shprehën se janë të fokusuar në punën e tyre.
“Në jemi të fokusuar në punën që e kryejmë dhe atë maksimalisht, vazhdojmë me aktivitetet tona, me dinamikën e paraparë. Tani për tani merremi me këtë çështje”, tha Ademi.
“Në këtë pyetje duhet të përgjigjet vetë kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, kjo nuk është pyetje për ne”, deklaroi Petar Atanasov, zv. Ministër i Arsimit.



