Komuna e Prishtinës ka dhënë për adaptimin qenin e 1000-të.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar nga familjet adaptuesve që nëse nuk duan më ta mbajnë qenin pas disa muajsh, të mos e lëshojnë në rrugë, transmeton Telegrafi.
“Kur ta merrni një qen për adoptim nuk po e merrni për dy ose tre muaj, por për tërë jetën. Mos e lëshoni në rrugë. Po e japim për adaptim qenin e 1000, kjo është punë e madhe, për krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe kafshët. Kemi pasur sfida me qent endacakë dhe kjo nuk ka përfunduar. Qeverisja e kaluar për 8 vite i ka vaksinuar vetëm 500 qen, ndërsa ne për 3 vite i kemi vaksinu 4 mijë qen. Poashtu kemi ndërtuar strehimore, jemi marrë me seriozitet për me ndihmu gjendjen në terren. Sot po e japim qenin e 1000. Dhe kjo tregon se kemi interesim të madh nga qytetarët”, u shpreh ai.
Rama tha se të gjitha këto po i bëjnë pa ndihmën e nivelit qendror, sipas tij, qeveria nuk ka ndihmuar me asnjë cent komunën e Prishtinës./Telegrafi/
