Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij për rritje të pagave për shërbyesit publik në koeficient 150 qysh në javën e parë.
Siç tha lideri i LDK-së, ky është patriotizëm modern.
“Patriotizëm modern i Kosovës nuk është ndarja e propaganda. Patriotizëm modern i Kosovës është t’i rrisim pagat e mësuesve, mjekëve, policëve e ushtarëve, gjithë punëtorëve të shtetit, në koeficient 150 që në javën e parë. Ky është patriotizëm modern i Kosovës”, tha Abdixhiku.
https://www.facebook.com/share/r/1ECfCbkX8j/?mibextid=wwXIfr