Abdullah Klinaku nga Republika e Kosovës, ish aktivist politik ka dhënë përkrahje publike për Partinë Alternativa, transmeton Almakos.
Sipas tij, Alternativa është partia e vetme që e plotëson cdo shqiptar të Maqedonisë së Veriut në secilën sferë.
“ Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nisi para dy ditësh.
Gara politike e gardës së vjetër e të lodhur midis elitës politike të së ardhmes me gjasë ka dallim shumë të madh. Garda e vjetër në pushim e përtëritje e garda e re në mbrojtje të vlerave kombëtare të shqiptarëve.
AlternAtivA, në krye me Afrim Gashin, është subjekti politik që përmbush më së miri çdo shqiptar të djathtë e konservator, si në aspektin kombëtar, intelektual e kulturor.
Shpresoj dhe besoj në fitoren e saj meritore së bashku me Aleancën për Shqiptarët të Zeadin Selës, në zgjedhjet e 15 korrikut.”, shkruan Klinaku.



