Abdul Selam Selami ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për bartës të listës së këshilltarëve në Qytetin e Shkupit, në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
Sipas Selamit, vendimi është marrë në bashkëpunim me liderin Ali Ahmeti dhe Aleancën Kombëtare për Integrim (AKI), me synim që të kontribuojë në ndërtimin e një Shkupi më të drejtë, modern dhe gjithëpërfshirës.
“Qytetarët do të kenë një përfaqësim të ndershëm dhe problemet e tyre të përditshme do të trajtohen me përkushtim.
Vizionin për një qytet më të mirë do ta ndërtojmë bashkarisht”, tha Selami pas shpalljes së kandidaturës.
Ai theksoi se prioritet i tij do të jetë transparenca, përfaqësimi i barabartë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i kryeqytetit, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e këtij procesi.