Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sot do të zhvillojë aktivitetet e radhës në kuadër të fushatës zgjedhore.
Tubimin qendror elektoral pritet ta mbajë në Gjilan, në orën 18:00 në Bulevardi “Ibrahim Rugova”, sheshi “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”.
Ndërsa, nga ora 20:00 do të ketë edhe një takim me banorët e fshatit Pozheran të Vitisë.