Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka mirëpritur mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës.Ai i ka përmendur me nderim policët dhe zyrtarët e zgjedhjeve që u siguruan për mbarëvajtjen e procesit, mirëpo adresoi po ashtu edhe raportimet për kërcënime dhe presion ndaj disa serbëve për të mos marrë pjesë në proces zgjedhor.“E mirëpres që zgjedhjet në komunat veriore dje u mbajtën sigurt dhe pa ndonjë incident të madh. Do të doja t’i nderoja zyrtarët e zgjedhjeve & policinë që e bënë këtë të mundur. Më vjen keq për mungesën e partive politike serbe dhe zgjedhjes për serbët në procesin zgjedhor”, ka shkruar Abbotti në Twitter.“Raportimet për presion dhe kërcënimeve në disa raste për mospjesëmarrje ishin thellësisht shqetësuese. Pres progres në zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër muajin e kaluar në interes të të gjithë qytetarëve të komunave veriore”.
Data 11.06.2026
Aktuale
- Mexhiti: Mbështetja për bizneset është investim në zhvillimin ekonomik dhe vendet e reja të punës
- VIDEO/ Nga kryeministria drejt ish-sheshit Shqiponja, mijëra protestues që kërkojnë dorëheqjen e Ramës vijojnë marshimin: Ju erdhi fundi!
- Hasani dhe Shabani përplasen për bixhozin: Premtuat mbylljen e kazinove, jo rikthimin e ligjit të Grubit
- Shtatë provime të jurisprudencës do të jepen në shqip, dy mbeten praktikë në maqedonisht, tha Shabani
- Pamjet nga droni/ Shikoni sa protestues janë para Kryeministrisë, ‘patronazhisti’ i monitoron nga tarraca Kuvendit
- Hasani: Balancuesi, i mirë i keq, nuk duhej të hiqej pa ligj të ri, Shabani: Pa Balancues ka pasur më shumë punësime
- Shabani: Ligji për përfaqësim të drejtë ka mekanizma që do të garantojnë zbatimin praktik
- Pse BDI nuk e mbështet Ligjin për përfaqësim adekuat dhe të drejtë? Përgjigjet Ilir Hasani


