Janë arrestuar tre autorët e dyshuar të grabitjes së tregarit 76 vjeçar nga qyteti i Peqinit, i cili të martën u drogua dhe më pas u vodh nga një çift që hiqeshin si të martuar.
Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga shtetasit B.H., 30 vjeç, M.Ll., 27 vjeç, të dy banues në Peqin dhe E.Sh., 27 vjeçe , banuese në Durrës. Kjo e fundit ka luajtur rolin e “karremit” pasi është paraqitur në shtëpinë e të moshuarit me pretekstin që të përdorë tualetin.
Më tutje tregtarit Skënder Zeqiri “çifti” i bashkëshortëve i ka ofruar një pije, e cila është konsumuar nga i moshuari. Në fakt lëngu ka qenë një drogë e cila e ka paralizuar tregtarin. Më tutje hajdutët e kanë lidhur të moshuarin dhe kanë nisur të vjedhin në shtëpi, duke marrë këtu bizhuteri e sende me vlerë si dhe një sasi prej 60 mijë eurosh.
NJOFTIMI I POLICISE
Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe arreston autorët e dyshuar të vjedhjes së banesës të shtetasit S.Z., ndodhur më datë 08.05.2019.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, pas një pune të mirë-organizuar hetimore dhe profesionale dhe në bazë të provave të grumbulluara, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve:
B.H., 30 vjeç, M.Ll., 27 vjeç, të dy banues në Peqin dhe E.Sh., 27 vjeçe , banuese në Durrës.
Si dhe vijon puna intensive për kapjen edhe të një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes i cili është shpallur në kërkim, shtetasi S.I., 19 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, më datë 08.05.2019, kanë vjedhur në banesën e shtetasit S.Z., një sasi të kosiderueshme parash.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Vjedhja”.



