Ramadan Ramadani
Krejt po e shohim se edhe pse zyrtarisht ende nuk ka nisur, fushata për zgjedhjet lokale me të madhe është duke u zhvilluar. Nga ajo që mund të vërehet deri më tani; Çairi do jetë kryemejdani ku do maten dy anët politike shqiptare në këto zgjedhje lokale. Çairi pra që është vetëm një nënkomunë nën Qytetin e Shkupit, që nuk ka liqe dhe lum si Struga, as rëndësi historike politike si Tetova, as kandidatë të pavarur si Dibra e Gostivari e as vota të bashkëqytetarve tjerë të rëndësishme si Kumanova ose Kërçova, por krejt çka ka Çairi janë njerëz, banorë dhe vota! E pra beteja për vota dhe zemrat e njerëzve është baza e çdo garë zgjedhore dhe prandaj fushëbeteja do jetë aty ku ka më shumë vota e njerëz, qoftë kjo edhe në komunën më të dendur me banorë në Evropë dhe më gjerë! Me këtë edhe vërtetohet se me rëndësi nuk janë as fushat e lumenjt, as malet dhe halet, e as ingerencat, e projektet tjera të mundshme e të pamundshme, por kush i bind shqiptarët se duhet të ia japin mu atij votën!
Më kujtohet se para dikur njëzet viteve isha përgjegjës në një projekt të një shoqate joqeveritare për decentralizimin dhe angazhuam një djalë të ri, aktivist i mirë dhe aq ambicioz sa që mandej duke ndërru sektorin prej politike në ekonomi, gabimisht u bë edhe milioner, i cili kur mësoi detajet e ligjit të ri për decentralizim, kufijve dhe ingerencave më pyeti mu për Çairin, ku dytë ne kishim lindur dhe jetonim: sipërfaqe nuk ka, fabrika nuk ka, ingerenca nuk ka? Çka ka me ndodhë? “Na kena njerëz, e njerëzit janë resursi më i madh!” U pata përgjigjur atëherë, pak shpejtë dhe për ngushëllim, por ishte e vërtetë dhe ja edhe sot vërtetohet se njerëzit, banorët, populli dhe vota janë resursi më i rëndësishëm dhe baza e çdo legjitimiteti politik!
E mu këtu në Çair e në Shkup, ku duket se do jetë kryemejdani politik ndodhi njëra prej risive të kësaj fushate sjellja dhe angazhimi i urbanistëve, arkitektëve, planifikuesve hapësinor që këtu për shkak të rimës do i quajmë: strategjistë! Ashtu kandidati i VLEN Izet Mexhiti e solli një turk me prejardhje nga këtu e me renome ndërkombëtare Bajram Vardar kurse kandidati i, tani më, AKI, Bujar Osmani një meksikan me renome ndërkombëtare Michel Rojkind. Sjellja dhe angazhimi i këtyre dy strategjistëve provokoi edhe admirim e habi, por edhe tallje dhe xhelozi. Tallje kryesisht në rrjetet sociale nga ata që nuk besojnë se vërte mund të bëhet mirë në Çair kurse xhelozi nga komunat, popujt e vendet tjera që nuk kanë kësi angazhimi as në fushatë e as në terren.
Pasi dyja palët dhe kandidatët e bënë këtë angazhim unik do duhet të bëhet një analizë dhe krahasim ku mund të dale si konstatim se kandidati i AKI Bujar Osmani me këtë rast ka bë gabim të dyfishtë: i pari sepse angazhimi i ekspertit meksikan ka ndodhë dhe dal vetëm pasi Izet Mexhiti e solli dhe e paraqiti turkun me eskperiencë pune në vende të dendura dhe më parë të çregulluara si Brusa dhe Stambolli. Që doli se e kopjon në strategji kandidatin e VLEN. Dhe gabimi i dytë që nuk shkoi ka ajo që ndoshta do të ishte strategji më e mirë: që të kontestoj angazhimin e çfarëdo planifikuesi dhe strategjisti pasi Çairi është larg çdo mundësie ligjore për intervenim total. Sepse si u sqarua nga ana ligjore çfarëdo ndryshimi komplet i planit hapësinorë në Çair do duhej më parë ti kalon këto faza: Së pari, duhet të miratohet Plani Hapësinor i Republikës 2021-2040, pastaj duhet të miratohet Plani Hapësinor për Rajonin e Shkupit, pastaj Plani i Përgjithshëm Urban për Qytetin e Shkupit 2023-2033, dhe vetëm atëherë mund të sillen Planet e Detajuara Urbane për Komunat brenda qytetit të Shkupit, siç është rasti për Komunën Çair!
E zorshme duket puna në Çair edhe me eksperta edhe pa eksperta. Andaj këtu ka filluar të qarkullon një si anekdotë se e ka pas mendjen të dale një kandidat i tretë ama kur kanë dalë këto ekspertat, ate e kan pyetur njerëzit: Izeti e kish marë një turk, Bujari një meksikan, ti kë do e ftojsh, angazhojsh ose thirish?! “Unë”, kish thënë ky kandidati në tentativë, “do e thiri inspektorin!” Ju falenderit, shihemi në videon e rradhës!
(Të pathënat e një lajmi nr.5)