Kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur për në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve në lidhje me thirrjen e SHBA-së që vendet evropiane të vendosin tarifë 100% për produktet ruse, tha se si vend me politikë të harmonizuar me BE-në, do të ndiqet procesi dhe nëse merret vendim i tillë, do të zbatohet.
Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp javën e kaluar paralajmëroi se do të vendos tarifa prej 100 për qind ndaj Rusisë, nëse deri në fillim të shtatorit nuk arrin marrëveshje paqësore me Ukrainën.
“Ne jemi vendi i parë në rajon që kemi politikë të jashtme mbrojtëse të harmonizuar me Bashkimin Evropian, kështu që do ta ndjekim këtë proces dhe nëse merret vendim i tillë, ne si vend sigurisht që do ta zbatojmë atë”, tha Mickoski./ Alsat.mk