Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministr për Çështje Ekonomike, në “Programi 200”, i cili sot zhvillohet në Sofje, atje ku janë takuar dy qeveritë, ajo e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ka folur në lidhje me atë, se a duhet opozita të përfshihet në procesin me Bullgarinë, shkruan Alsat,
– Advertisements –
Bytyqi, ka thënë se opozita duhet të përfshihet por që, ky është një proces që duhet të udhëhiqet nga ekzekutivi sepse s’ka formë tjetër.
“Opozita duhet të jetë palë konstruktive në dialog. E thërras opozitën ta sheh me më shumë konstruktivitet këtë proces se që e kanë parë deri tani. Nga dialogu askush nuk humb”, tha ndër të tjera Bytyqi.
“Mendoj se duhet të përfshihet në proces opozita, mendoj se po, sepse në fakt, baza e dialogut në marrëdhëniet bilaterale me Bullgarinë është deklarata e përbashkët në parlament, 5 plus 1 pika, ku edhe opozita dhe të gjithë akterët janë të kyçur, pra nuk e shoh se si nuk ka dorë të shtrirë. Por ky është një proces që duhet të udhëhiqet nga ekzekutivi sepse s’kemi formë tjetër, por është i hapur për të gjithë akterët tjerë në forma të ndryshme”, deklaroi Bytyqi. / Alsat.mk



