Shkruan JANE GJORGJIOSKI
Thonë – i ruajtë zoti politikanët që nuk ndryshojnë qëndrim dhe mendim, pavarësisht se të gjitha argumentet që nuk u janë paraqitur para se të formojnë qëndrimin e parë, tani u jepen në një pjatë. Këta janë lloji i politikanëve si Branko, Ljubço dhe Grujo, që për të mbrojtur egon e tyre e kanë penguar vendin tonë me retorikë dhe frikë boshe këto 30 vitet e fundit.
Sot është paralajmëruar takimi mes Kovaçevskit dhe Mickoskit. Në mbledhje duhet të diskutohen vendimet që do të marrin deputetët për vazhdimin e integrimeve evropiane.
Kryeministri i dha liderit të VMRO-DPMNE-së që të zgjedh formatin e takimit.
Mickoski ka dy opsione.
Të zvarritet deri në fund me nacionalizmin e ripagëzuar nga ai si “patriotizëm”, ose
Të kapë kashtën e shpëtimit me të cilën do të zhbllokojë partinë e tij, për të cilën ka më shumë merak se vendin.
Kovaçevski, me takimin e sotëm të lidershipit, i jep Mickoskit mundësinë për të dalë nga rrëmuja që e bëri vetë. Nëse është politikan i zgjuar, Mickoski do ta pranojë dhe do ta përdorë./Analiza e plotë.