Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka zbuluar detaje rreth ofertës që, sipas tij, kryeministri Albin Kurti i ka bërë Fatmir Limajt për një bashkëpunim të mundshëm politik.
I ftuar në emisionin “Info Nata”, Spahiu tha se Limajt i është ofruar mundësia për të marrë tri ministri nëse vendos të bashkëpunojë me Kurtin.
“Unë po të isha në vend të Kurtit, moti e kisha vendos Limajn kryetar të Kuvendit. Por edhe po të isha në vend të Limajt, do t’i pranoja ato tri ministri – nuk janë pak, kur i ka fitu tre deputetë. Edhe po pres që nëse Limaj e pranon këtë ofertë, Artan Nimani me qenë ministër i ardhshëm në Qeverinë e Kosovës”, deklaroi Spahiu.
Ai theksoi se një marrëveshje e tillë do të sillte kualitet në qeverisje, duke shtuar se shpreson që të paktën njëra palë “të lëshojë pe”.
“Ose Kurti ta bëjë Limajn kryetar Kuvendi, ose Limaj t’i marrë ato tri ministri”, përfundoi ai.