Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë kryer 1 375 testime të dyshuara për Koronavirus dhe prej tyre ka rezultuar vetëm një rast pozitiv, në qytetin e Kumanovës, mbas 16 muajsh pandemi në vend. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar edhe 77 pacientë të tjerë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 3 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155 418 raste, prej të cilëve 149 496 janë shëruar, kurse 5 458 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 464 raste aktive me virusin Korona, edhe ky një minimum historik që nga vera e vitit të kaluar.
Data 07.07.2025
Aktuale
- Kujdes me ushqimin, është koha e helmimeve!
- Mickoski: Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 19 tetor
- Gjermania dhuron pajisje teknologjike për Policinë Shqiptare, Proda: Rrisin efikasitetin në detyrë
- Tentoi të trafikojë armë në Shqipëri, arrestohet 28-vjeçari nga Prizreni në pikën kufitare të Morinës
- Zgjedhjet e ardhshme lokale do të shpallen më 7 ose 8 gusht
- Arrestohet për grabitje të rëndë një i ri nga Negotina
- Interpelanca ndaj kreut të Gjykatës Kushtetuese në pikëpyetje – Kuvendi mund ta heqë nga rendi i ditës
- Fillkov: Ndërtojmë institucione që punojnë për qytetarët, ndërsa jo për të privilegjuarit