Me 05.06.2021 në ora 17.59 në SPB Manastir është lajmëruar se në rrugën fshati Bucin për në fshatin Vasharejca, në afërsi të udhëkryqit me rrugën Manastir-Prilep, A.B.(32) nga Orizari i Epërm, Veles, duke drejtuar veturën e tipit “audi” me targa nga Velesi, e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë A.V., derisa me lëndime të lehta është lënduar I.M.(58) nga Orizari i Epërm, të konstatuara në spitalin e Manastirit.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Manastir./Almakos/