Kryetari i Partisë Alternativa dega në Kumanovë, Nagri Rexhepi ka reaguar pas publikimit të agjendës së gjelbër nga radhët e BDI-së dhe liderit të saj Ali Ahmeti.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Boll bre u tallët me popull. Po skeni faj ju hiq, keni gjet. A thu 19 vite u desht me i marrë votat e me pas pushtetin qendrorë dhe lokal dhe pastaj me dal e me ba 1 surprizë. Këtë gjë është dashur deri tash ta kishit realizuar. Kush ju ka ndalë me ba planifikime për ambient të pastër dhe të hartoni programe dhe agjenda të gjelbërta? Të thoni kemi pas pengesa për avansimin kombëtar dhe statusin e shqiptarëve ne RMV kjo deri diku kuptohet, por tash mu qu e në munges kreativiteti, hajde o popull se prej sot kemi vendos me u ba të gjelbër se gjoja i rregulluam punët e çështjes kombëtare, nuk kemi lanë qytetarë pa shtetësi, e rregulluam statusin e veteranëve të UÇK-së, etj etj, kjo është veq një tallje e radhës që po e bëni me ketë popullatë të pashpresë. Nëse edhe kësaj here kjo tullumbace ju kalon te kjo popullatë të stërvuajtur, atëher sdi ç’të them tjetër pos grahni vllazni tepara sa të muni se “mirë e keni”.
Data 09.07.2025
Aktuale
- Pamje tronditëse: Momenti kur Agon Zejnullahu del nga vetura nën vëzhgimin e policisë /VIDEO
- Frika që kalon brez pas brezi: Si trauma e prindërve ndikon të fëmijët
- Zbuloni sekretet e personalitetit tuaj përmes formës së hundës
- TikTok paralajmëron një aplikacion të ri ekskluziv për SHBA-në
- Vajc: Në rrugën evropiane të Maqedonisë ka pengesa të ndërlidhura me historinë dhe luftën nga shekulli i kaluar
- Burim Berisha tërhiqet pas 25 vitesh në Fushë Kosovë, LDK kandidon Besnik Osmanin
- Vajc: Në rrugën evropiane, Maqedonia ka pengesa me historinë nga shekulli i kaluar
- “Ervin Salianji hante nga duart e drejtorit të dosjes 5D” – Klodiana Lala: Dosja “Babale” nuk u hetua si duhet