Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme 51-vjeçari M.A. nga fshati Bistricë i Velesit ka raportuar se fqinji i tij Q.P., gjithashtu nga fshati Bistricë, me pushkë gjahu ka gjuajtur në drejtim të maceve, pas çka plumbat kanë përfunduar në shtëpinë e tij. MPB njofton se po merren masa për zbardhjen e plot të rastit.