Alsat mëson se pasditen e sotme në një banesë në “Rrugën e Ilindenit” në Tetovë është gjetur trupi i pajetë i një 43-vjeçari nga Tetova. Rasti është lajmëruar nga fqinjët të cilët kanë dyshuar se një kohë të gjatë nuk është parë personi ne fjalë. Derën e cila ka qene e blinduar, e ka hapur Njësiti i Zjarrfikësve të Tetovës te cilët bashkë me policinë, me pastaj kane gjetur edhe trupin e pajetë të 43-vjeçarit. Në banesën e viktimës policia dhe prokurori kujdestar janë duke kryer hetimet. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa ditëve në vijim policia e rajonit të Tetovës pritet të del me informacione shtesë në lidhje me rastin.
Data 07.07.2025
Aktuale
- Kujdes me ushqimin, është koha e helmimeve!
- Mickoski: Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 19 tetor
- Gjermania dhuron pajisje teknologjike për Policinë Shqiptare, Proda: Rrisin efikasitetin në detyrë
- Tentoi të trafikojë armë në Shqipëri, arrestohet 28-vjeçari nga Prizreni në pikën kufitare të Morinës
- Zgjedhjet e ardhshme lokale do të shpallen më 7 ose 8 gusht
- Arrestohet për grabitje të rëndë një i ri nga Negotina
- Interpelanca ndaj kreut të Gjykatës Kushtetuese në pikëpyetje – Kuvendi mund ta heqë nga rendi i ditës
- Fillkov: Ndërtojmë institucione që punojnë për qytetarët, ndërsa jo për të privilegjuarit