Historia e suksesit të markës Halkbank AD Skopje, e cila filloi në tregun tonë 10 vjet më parë, i vendos njerëzit në qendër të punëve të saj që nga dita e parë. Rëndësia e njerëzve si një bazë thelbësore në veprimtarinë e përgjithshme, por edhe në kuptimin e emrit të bankës, vazhdon të vlejë edhe më tej.
Në vitin që shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, Halkbank përsëri e drejton vëmendjen te njerëzit, kësaj here të përfaqësuar nga dhjetë heronj të shoqërisë sonë të cilët me entuziazmin, motivimin, guximin, veprimin, suksesin dhe besimin e tyre në vetvete, ecin me sukses në rrugën e arritjeve të ëndrrave të tyre.
Fushata me të cilën banka feston ditëlindjen e saj në tregun maqedonas, si mesazh kryesor ka besimin tek njerëzit dhe në të ardhmen, i shprehur përmes parullës inkurajuese “E ardhmja është e ndritur” dhe promovimit dhe mbështetjes së 10 personazheve qendrorë në fushatë.
Marko, Ilina, Fejmi, Lina, Aleksandra, Kata, Jovana, Sofia, Gorjan dhe Drita janë protagonistët kryesorë, të cilët tregojnë historinë e tyre me këtë rast. Ato përfaqësojnë simbolikisht vlerat dhe besimet prapa të cilave qëndron Halkbank si markë.
“Mund të jetë pak e pazakontë të festosh një 10 vjetor në këtë treg, por në vend që të përqendrohemi në atë që kemi bërë, zhvilluar dhe arritur vitet e fundit, ne e kemi përqendruar përvjetorin tonë në festimin e NJERËZVE dhe arritjet e tyre.
Ne kemi zgjedhur dhjetë HERONJ të vërtetë që vijnë nga fusha të ndryshme të rëndësishme për shoqërinë tonë: sporti, ekologjia, kultura, inovacioni, aktivizmi shoqëror, sipërmarrja dhe arsimi, dhe të cilat në një farë mënyre janë përfaqësues të punës dhe vlerave tona që ne krijojmë në kulturën korporative.
Ne duam të theksojmë se ekzistojmë, punojmë dhe rritemi së bashku me njerëzit përreth nesh. Fushata përmbledh gjithçka, që qëndrojmë prapa tyre që nga fillimi i aktivitetit tonë në Maqedoni – ne jemi një institucion financiar i drejtuar nga njerëz për njerëz, një institucion që në qendër të punës së saj i ka të gjithë ne, nevojat dhe dëshirat tona dhe mirëqenien e rrethinës dhe shoqërisë në të cilën jetojmë.
Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojmë një të ardhme të qëndrueshme për veten dhe mjedisin në të cilin veprojmë.“ – deklaroi Drejtori kryesor ekzekutiv i Halkbank AD Skopje,Bilall Suxhubashi.
Halkbank paralajmëron aktivitete të shumta si pjesë e fushatës “E ardhmja është e ndritur“.
Përmes tyre do të kemi mundësinë të njohim më mirë dhjetë bartësit e fushatës; çfarë i motivoi ata të arrijnë këtë sukses të jashtëzakonshëm dhe çfarë do t’i motivojë në të ardhmen.
Përveç reklamës televizive, janë përgatitur një seri video me secilin nga protagonistët, intervista, si dhe aktivitete të ndryshme në rrjetet sociale.
Përmes tyre, banka do të përpiqet të frymëzojë, inkurajojë dhe motivojë publikun për të marrë lëvizje të ngjashme, pozitive drejt një të ardhme më të mirë të përbashkët.
Më poshtë është një prezantim i shkurtër i heronjve që janë pjesë e fushatës së Halkbank:
Marko Pejçinovski–njihet si mrekullia e një fëmije që notoi liqenin e Ohrit në vitin 2018.
Ilina Arsova – artiste dhe alpiniste, e cila arriti të ngjitet në majën e malit Everest.
Fejmi Daut – regjisori i fotografisë me çmime dhe me famë botërore për filmin “Toka e Mjaltit”.
Lina Gjorçeska – tenistja më e suksesshme e vendit e cila merr pjesë dhe arrin rezultate në turne botërorë.
Aleksandra Blazhevska – arsimtare në shkollë fillore, e shpallur mësuese e vitit.
Katarina (Kata)Georgievska – pronare e fermës dhe aktiviste për zhvillimin e turizmit rural.
Jovana Trajçeva – pianiste e re dhe e suksesshme.
Sofija Daceva – inovatore e re,fituese e çmimit “Ideja e Gjelbër“
Gorjan Jovanovski – aktivist mjedisi, inovator dhe krijues i aplikacionit “Ajri Im“
Drita Islami – një nga atletet më të mira olimpike në vend.
Ndiqni dhe shijoni historitë e tyre frymëzuese të integruara në fushatën e Halkbank AD Skopje.