Ministria për Punë të Brendshme njofton se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 143 gjoba, mes të cilave 18 për tejkalim të shpejtësisë, gjashtë për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 11 gjoba për vozitësit e motoçikletave. Janë shqiptuar edhe tetë gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 11 për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara si dhe 58 gjoba për parkim të parregullt.