Roli i qytetarëve në procesin zgjedhorë është shumë i rëndësishëm, kështu vlerëson gazetari Agron Bajrami sipas të cilit qytetarët nuk dëshirojnë të jenë makineri votimi, përkundrazi dëshirojnë që të jenë më aktiv dhe të pavarur nga qeveria dhe pushteti.
– Advertisements –
Duhet ta kemi parasysh se jemi në një stad të zhvillimit demokratik, ku nuk mund të themi se jemi demokraci të etabluara, pra jemi në proces të ndërtimit të demokracisë dhe gjithmonë do të kemi probleme të tilla. Vazhdimisht do të kemi nevojë për reforma, ju flisni për reforma dhe merrni model Kosovën, ndërsa Kosova ka 10 vite që kërkon të ketë reformë dhe nuk mund ta gjej sepse nuk ka konsensus politikë. Mirëpo roli i qytetarit është me rëndësi dhe viteve të fundit kemi pa që qytetarët nuk mjaftohen, dhe kjo është mirë që nuk mjaftohen vetëm të jenë makina për dhënie të votave njëherë në katër vite, apo kurdo që ka zgjedhje. Pra procesi i demokracisë është edhe ajo koha mes dy palë zgjedhjeve kur qytetarët duhet të jenë më aktiv. Dhe për këtë ka nevojë që të ketë një shoqëri civile e cila është shumë më aktive dhe shumë më e pavarur, jo vetëm nga qeveria dhe pushteti por nga të gjitha partitë politike”, deklaroi Bajrami.