“Sot, në selinë qendrore të partisë, së bashku me bashkëpunëtorët e mi, Bekim Sali dhe Mubekir Palloshi, realizuam takim me anëtarët e degës Çair.
Biseduam mbi zhvillimet e fundit në vend, përmbylljen e procesit reformues në parti, si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të tetorit. Gjithashtu, në këtë mbledhje, unanimisht nga kuvendarët, për u.d. kryetar i degës së Çairit u zgjodh aktivisti i mirënjohur, Erhan Zuberi.
Çairi për ne mbetet të jetë njëra ndër shtyllat kryesore e idesë sonë politike. Ne besojmë, që në tetor do të festojmë në Çair” – shkroi Afrim Gashi, pasi u zgjodh kryetar dege, Erhan Zuberi.