Me 21.05.2021 rreth orës 20.45 në Shkup para një hoteli në udhëkryqin nga rrugët “Filipi i dytë i Maqedonisë” dhe rrugës “Bregu 13 nëntori”, vetura e tipit “mercedes” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga A.L.(30) nga Shkupi, e ka goditur E.B.(49) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Pas aksidentit, E.B. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” ku edhe iu janë konstatuar lëndime të rënda.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup./Almakos/