Fundjava e vazhduar, për herë të parë nga fillimi i pandemisë, e ka rritur qarkullimin e komunikacionit në vendkalimin kufitar Bogorodica, që ishte e dukshme gjatë ditës së djeshme, konfirmuan për MIA-n në mëngjes nga shërbimi kujdestar kufitar.
“Nga hapja e vendkalimit kufitar Evzoni, nga ana greke, shtatë ditët e fundit përmes Bogorodicës në nivel ditor kanë tranzituar mesatarisht nga 1300 deri 1400 udhëtarë në hyrje dhe dalje nga vendi, ndërsa vetëm dje ai numër ishte rritur për dy mijë udhëtarë më shumë, që do të thotë se në të dy drejtimet nëpër VK Bogorodicë kanë tranzituar 3500 udhëtarë prej të cilëve 2020 nga Maqedonia dhe 1480 të huaj, mes të cilëve më të shumtë ishin qytetarët e Serbisë”, njoftuan nga shërbimi kujdestar kufitar.
Edhe sot nga orët e hershme të mëngjesit gjendja në VK Bogorodicë është e pandryshuar. Intensiteti i kalimeve në kufi është i njëjtë pa rrëmujë më të madhe të komunikacionit për shkak të arritjes së automjeteve.