Ulja e numrit të rasteve me Kovid riktheu shumë Klinika nga Qendra Kovid në funksionimin e tyre të zakonshëm. Njëra ndër to është edhe Klinika e Kirurgjisë Plastike e cila ditë më parë është rikthyer në normalitet. Gjatë periudhës 6 javore kur Klinika ka qenë Kovid Qendër, për operim janë pranuar vetëm rastet urgjente, ndërkaq ambulanta ka funksionuar me protokolle të posaçme. Ndërhyrjet kirurgjikale të cilat janë shtyrë po realizohen tani. Drejtoresha e kësaj Klinike Sofija Pejkova, thotë se tani ndodh që brenda ditës të bëhen dhe nga 8 operime.
– Advertisements –

Që kur filluam, në bazë ditore kemi rreth 60 kontrolle në ambulantë. Por ka pacientët që nuk janë mjaftueshëm të informuar se jemi hapur dhe kanë frikë se mos jemi ende Kovid Qendër. 7:20 Unë këtë e shoh si një tranzicion. Ne punojmë me numër shumë më të madh pacientësh sepse në ambulantë kemi pasur nga 150 kontrolle. Në ato bëjnë pjesë dhe kontrolle nga operacionet e bëra por tani meqë 6 javë nuk kemi operuar nuk i kemi ata kontrolle dhe numri i pacientëve që i kontrollojmë është më i ulët”- deklaroi Sofija Pejkova, Drejtore e Klinikës së Kirurgjisë Plastike.
Një tjetër institucion i cili deri disa ditë më parë ishte Kovid Qendër është dhe Klinika universitare për mjekësi fizikale dhe rehabilitim. Për momentin kjo Klinikë ka rreth 60 pacientë në rehabilitim ndërkaq në bazë ditore kontrollohen rreth 200-300 pacientë pa ndërprerje edhe në periudhën derisa ka qenë Kovid Qendër.
Pacientëve të cilët kishin nevojë për mjekim stacionar në atë periudhë, trajtimi iu caktua për këtë javë dhe praktikisht nga fillimi i kësaj jave të gjithë u pranuan në shërim spitalor në institucionin tonë. 2:45 Praktikisht për disa javë u shty shtrirja e tyre në spital. Në rehabilitim nuk ka raste urgjente. Urgjente ishte rehabilitimi post Kovid e cila rridhte paralelisht dhe në trajtimin e tyre nuk kishte ndalesa”- pohoi Maja Manoleva, Drejtore e Klinikës për Mjekësi fizikale dhe rehabilitim.
Me uljen e numrit të rasteve pozitive janë zbrazur edhe shumica e spitaleve modulare. Bosh është madje dhe spital modul para Klinikës Infektive në Shkup.
Me furnizimin qendror të oksigjenit me të cilin mund të kyçen makina respiratore si dhe pajisja e cila është vendosur mund të shfrytëzohen edhe si qendra urgjente edhe si reparte Infektive nëpër spitalet ku nuk kishte reparte infektive apo të plotësohen kapacitetet tjera spitalore”- tha Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.
Filipçe tha se pavarësisht se spitalet modulare janë mbyllur për pacientët me koronavirus, të njëjtat do të shërbejnë si kapacitete shtesë rezervë për klinikat.
Vjollca Aliti